Gjykata e apelit



Yüklə 43,95 Kb.
tarix29.07.2018
ölçüsü43,95 Kb.
#61639



REPUBLIKA E SHQIPERISË

GJYKATA E APELIT

TIRANË
Nr.6001/1982 Regjistri Themeltar.

Nr.2193 Vendimi.
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS”


Gjykata e Apelit Tiranë me trup gjykues të përbërë nga:

KRYESUES : FIQIRETE MULLAJ

ANËTAR : ILIR TOSKA

ANËTAR : SHKËLQIM MIRI
Asistuar nga sekretare gjyqesore Ajkuna Anxhaku, sot me date 05.11.2015,

mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve ndergjyqese:
PADITES: Shoqeria “Aydiner Insaat Anonim Sirketi” – Dega Tirane, me NIPT L11915006, perfaqesuar ne gjykim nga av.Adi Brovina.
TË PADITUR: Adrian Thano, kryeredaktor i Gazetes DITA, me adrese Rr: “Pjeter Bogdani” Nr. 13 Tirane, ne mungese.

Ardian Osoja, drejtor i Gazetes DITA, me adrese Rr: “Pjeter Bogdani” Nr. 13 Tirane, ne mungese.

Shoqeria Publikime Shqiptare sh.p.k, me NIPT L22205001K me seli ne Rr: “Pjeter Bogdani” Nr. 13 Tirane, ne mungese.
OBJEKTI: -Deklarimi i pergjegjesise civile solidare te te paditurve.

-Shperblimi i demit jopasuror ne vleren 30,000 (tridhjete mije) Euro ne menyre solidare nga te paditurit.



BAZA LIGJORE: Nenet 68 e vijues, 625 germa b, 647/a te K.Civil.
Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.8217, datë 18.07.2014, ka vendosur:

“-Rrezimin e kerkesepadise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

-Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen paditesit.”
Kundër këtij vendimi ka bere ankim pala paditese, duke parashtruar shkaqet si me poshtë:

“Gazetari e bazon artikullin e tij vetem ne deshmite e pretenduara te disa punetoreve te shoqerise Aydiner Insaat A. S. dhe ne disa kampione materiali qe ata i kane sjelle. Kjo interviste eshte botuar e plote ne gazeten Dita, e cila menaxhohet nga shoqeria Publikime Shqiptare sh.p.k.. Gjithashtu intervista eshte lejuar te publikohet e plote dhe te permbaje shpifjet e siperpermendura nga Redaktori dhe drejtori i gazetes DITA. Per kete arsye te tre keta persona jane thirrur ne gjykim ne cilesine e te paditurve. Ndryshe nga sa ka vendosur gjykata, duke bere diferencen mes lajmit dhe intervistes, nga pikepamja e permbajtjes dhe e shkaktimit te demit kjo diference nuk ka asnje efekt, pasi i njejti dem mund te rezultoje si nga lajmi, per te cilin nje gazetar ka bere kerkimet e duhura (ose jo) dhe ka marre deshmite qe ka konsideruar te nevojshme, ashtu edhe nga intervista per aq kohe sa kjo e fundit permban shprehje teresisht te pabazuara dhe shpifje qe demtojne emrin e nje pale te trete dhe gazetaija qe ka bere intervisten, ashtu edhe shoqeria qe ka ne pronesi te drejtat e gazetes si dhe redaktori dhe drejtori i saj, kane lejuar publikimin e saj pa bere asnje verifikim paraprak.

Akuzat e renda qe permbahen ne interviste nuk mund te justifikohen nga parimi i lirise se shtypit, lirise se te shprehurit dhe te drejtes per te dhene informacion pasi lajmi eshte shperndare pa pasur prova te forta ose fakte te verifikueshme, por i mbeshtetur ekskluzivisht mbi baza spekulative.

Te paditurit nuk kane kryer asnje verifikim perpara se te publikojne lajmin dhe per pasoje, reputacioni i shoqerise Aydiner Insaat A. S. eshte cenuar pa asnje shkak. Per te gjitha arsyet e permendura me siper, “mungesa e elementit faj ne veprimet e te paditurve” qe eshte vendosur nga gjykata eshte teresisht e pabazuar ne prova dhe ne ligj pasi faji nuk vjen vetem nga intervista e gazetarit, por kryesisht nga publikimi i saj dhe shperndarja e lajmit duke mos bere paraprakisht asnje verifikim paraprak dhe duke perdorur foto dhe tituj ne faqen e pare te gazetes. Te gjitha keto veprime te kryera ekskluzivisht nga te paditurit jane elementet perberes te fajit te cilet gjykata duhej t’i kishte konstatuar. Bazuar ne sa me siper kerkojme nga gjykata ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kerkese padise sipas objektit.”



GJYKATA E APELIT TIRANE
Pasi degjoi relatimin e gjyqtares Fiqirete Mullaj, si degjoi palen paditese, e cila perfundimisht kerkoi ndryshimin e vendimit dhe pranimin teresisht te kerkesepadise sipas objektit te saj, si dhe pasi analizoi e shqyrtoi ceshtjen ne teresi,
VEREN

Vendimi nr.8217, date 18.07.2014, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, eshte marre ne zbatim te ligjit procedural e material civil dhe i mbeshtetur ne prova, prandaj, si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet ne dosje rezulton se pala paditese Shoqeria “Aydiner Insaat Anonim Sirketi” – Dega Tirane, me padi drejtuar gjykates ka kerkuar:

“-Deklarimi i pergjegjesise civile solidare te te paditurve.

-Shperblimi i demit jopasuror ne vleren 30,000 (tridhjete mije) Euro ne menyre solidare nga te paditurit.”

Eshte provuar ne gjykim se paditesi Shoqeria “Aydiner Insaat Anonim Sirketi”-Dega Tirane eshte dege e shqerise Aydiner Insaat A.S dhe subjekt i te drejtes tregtare shqiptare e cila ushtron aktivietetin tregtar ne kryerjen e punimeve per ndertimin e hidrocentralit ne Gojan Gejgjan, Peshqesh, diga e Ures se Fanit dhe hidrocentrali i Fangut dhe ne kerkesepadine drejtuar gjykates ka kerkuar te detyrohet i padituri Shoqeria “Publikime Shqiptare” sh.p.k, Adrian Thano dhe Ardian Osoja ti shperblejne solidarisht demin jopasuror ne masen 30 mije Euro.

Nga shqyrtimi gjyqesor, ka rezultuar e provuar se paditesi ne cilesine e kontraktorit te pergjithshem te punimeve ka filluar zbatimin e projektit per ndertimin e hidrocentaleve te cituar me siper dhe nje pjese te punimeve i ka kryer me nenkontraktim duke kontraktuar shoqeri te ndryshme.

Nderkohe ne date 09 Dhjetor 2013 – ka sqaruar perfaqesuesi i paditesit – rame ne dijeni te faktit qe ne gazeten Dita eshte botuar nje interviste e gazetarit Aleksander Ndoja dhene gazetares Aida Nako me titull “Denoncimi i gazetarit: Nxjerrin fshehtas flori duke u fshehur pas ndertimit te HEC-it” nepermjet te ciles akuzohet paditesi per vjedhje te minaralit baker dhe flori ne Mirdite.

Keshtu nga permbajtja e shkrimit ka rezultuar qe punonjes te kompanise turke e cila nderton disa hidrocentrale ne lumenjte Fan i Madh e Fan i Vogel i kane sjelle gazetarit copa materialesh ku duket permbajtja shume e larte e bakrit. Punonjesit-vazhdon shkrimi –jane shqiptare dhe te nxitur edhe nga vonesa e pagave dhe diskriminimi nga ana e kompanise turke erdhen tek une (gazetari) duke sjelle keto kampione mineralesh qe te denoncohej fakti qe kompania turke nen koperturen e ndertimit te nje hidrocentrali ne fakt ishte duke bere vjedhje te floririt dhe bakrit.

Veç sa me siper ne shkrimin ne fjale – vazhdoi shpjegimet e tij perfaqesuesi i paditesit – aludohej qe gazetarit i ishin dorezuar tre kampione mineralesh dhe se njerin gazetari e dispononte ndersa dy te tjeret i kishte derguar per analiza por meqense ne zonen e Mirdites ka shume eksperte te bakrit dhe floririt menjehere sa i kishin pare keto kampione kane thene qe behej fjale per flori madje me nje perqindje teper te larte.

Pra – ka vazhduar arsyetimin e tij perfaqesuesi i paditesit – gazetari e ka bazuar artikullin vetem ne deshmite e pretenduara te disa punonjesve te paditesit Aydiner Insaat A.S dhe ne disa kampione materiali dhe gjithashtu aludohet qe shoqeria ka kryer vjedhje edhe disa vite me pare gjate ndertimit te tunelit ose kryerjes se punimeve ne aksin Rreshen-Kalimash.

Intervista – ka vazhduar perfaqesuesi i paditesit – eshte botuar e plote ne gazeten “Dita” dhe eshte lejuar te publikohet e plote dhe ndodhur ne keto kushte te tre te paditurit duhet te pergjigjen per botimin e ketij lajmi i cili jo vetem qe nuk eshte aspak i vertete por eshte shkruar me qellim per ti bere dem paditesit.

Pavaresisht nese eshte lajmi siç ne pretendojme apo intervista siç pretendon perfaqesuesja e te paditurve – ka sqaruar veç sa me siper perfaqesuesi i paditesit – nisur nga fakti qe shkrimi permban shprehje teresisht te pabazuara dhe shpifje, eshte botuar pa bere asnje verifikim paraprak duke e cenuar paditesin ne nderin dhe reputacionin e tij te ndertuar me mund e sakrifica.

Edhe fakti qe shkrimi eshte shoqeruar me nje foto e cila zinte nje vend mjaft te dukshem te te ashtuquajturit material i cili permbante baker dhe flori-vazhdoi perfaqesuesi i paditesit – bente nje efekt edhe me te madh se vete permbajtja e shkrimit.

Gjithashtu, ka sqaruar perfaqesuesi i paditesit, paditesi nuk kryen asnje punim ne tunel pasi keto punime kryhen nga nje tjeter shoqeri, por eshte ne rolin e mbikqyresit te punimeve dhe ndodhur ne keto kushte nuk ka asnje mundesi qe te pervetesoje asnje lloj materiali i çfaredo lloji qofte.

Ne vazhdim te pretendimeve te tij ne gjykim perfaqesuesi i paditesit ka pretenduar qe demi i shkaktuar paditesit Aydiner Insaat A.S ka konsistuar ne cenimin e nderit personalitetit dhe reputacionit te saj bazuar ne nenin 625/b te K.Civil pasi ky lajm ka demtuar rende imazhin e shoqerise pasi nisur nga shkrimi ne fjale edhe gazeta te tjera kane botuar lajmin ne versionin e tyre on-line.

Si prova per keto pretendime, ka sqaruar perfaqesuesi i paditesit, eshte videoja e publikuar ne TV A1 Report.

Ne lidhje me pergenjeshtrimin e shkrimit, ka pretenduar perfaqesuesi i paditesit, ai eshte botuar ne te njejten faqe qe eshte botuar edhe shkrimi i gazetarit Aleksander Ndoja i cili ka rikonfirmuar pretendimet e tij dhe ndodhur ne keto kushte ky pergenjeshtrim nuk paraqet te njejtat karakteristika me shkrimin e pergenjeshtruar pasi shkrimi ka qene botuar ne faqe te pare duke zene te gjithe faqen se bashku me foton dhe ne te njejtin pozicion duhet te botohej edhe pergenjeshtrimi.

Ne lidhje me vleren e demit perfaqesuesi i paditesit ka pretenduar qe eshte llogaritur prej paditesit ne vleren 30 mije Euro, e cila do te shkoje teresisht per rregullimin e zones ku kryhen punimet dhe ne ndihme te familjeve ne nevoje te asaj zone.

Perfaqesuesi i te paditurve ne gjykim si ne prapesime edhe ne pretendimet perfundimtare ka kerkuar rrezimin e kerkesepadise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Keshtu ne prapesimet e tij perfaqesuesi i te paditurit ka sqaruar qe ne gazeten “Dita” date 09 Dhjetor 2013 eshte botuar nje interviste me gazetarin Aleksander Ndoja me titull “Marshallh Flori, Pse nje gazetar mirditor po denoncon vjedhjen e sasive te medha te floririt”, ndersa ne date 10 Dhjetor ne redaksine e gazetes “Dita”, avokati i paditesit ka derguar nje leter nepermjet te ciles kerkonte te behej pergenjeshtrimi i lajmit nepermjet botimit te deklarates se tyre per shtyp e cila i ishte bashkelidhur letres se cituar me siper.

Ne date 11 Dhjetor – vazhdoi arseytimin e tij perfaqesuesi i te paditurve – gazeta “Dita” ka botuar deklaraten per shtyp te paditesit Aydiner Insaat A.S me titull “Bakri me flori? Shpifje dhe llafe bari” dhe nje kopje e gazetes i eshte derguar avokatit te paditesit se bashku me nje leter njoftuese per botimin e deklarates per shtyp.

Ne lidhje me themelin e kerkesepadise perfaqesuesi i te paditurve ka sqaruar qe paditesi nuk ka provuar pretendimet e materializuara ne padi pasi nga provat e shqyrtuara e administruara ne gjykim eshte provuar plotesisht qe paditesit, “Publikime shqiptare”sh.p.k ne zbatim te nenit 10 te Ligjit Nr. 8239 dt. 03.09.2007 “Per disa ndryshime ne Ligjin Nr. 7756 dt. 11.10.1993 “Per shtypin”, ka botuar pergenjeshtrimin e kerkuar menjehere ne numrin ende te papergatitur per shtyp, me te njejtin shkrim si te tekstit, te cilit i referohet dhe pa shtesa e reduktime.

Nuk eshte provuar ne gjykim, ka vazhduar veç sa me siper perfaqesuesi i te paditurve, qe i padituri nepermjet gazetes “Dita” te kete lobuar per njeren apo tjetren pale dhe nuk mban pergjegjesi ne lidhje me akuzat e te intervistuarit Aleksander Ndoja.

Pas analizes se provave gjykata e ka vleresuar kerkesepadine si te pabazuar ne ligj dhe ne prova dhe ka çmuar se ajo duhet te rrezohet.

Keshtu nga shqyrtimi gjyqesor ka rezultuar e provuar qe ne date 09 Dhjetor 2013 ne gazeten “Dita” eshte botuar nje interviste e gazetarit Aleksander Ndoja, dhene gazetares Aida Nako me titull “Denoncimi i gazetarit: Nxjerrin fshehtas flori duke u fshehur pas ndertimit te HEC-it” nepermjet te ciles aludohet qe paditesi nepermjet punimeve te kryera per ndertimin e heceve, kryente vjedhje te minaralit baker dhe flori ne Mirdite.

Keshtu nga permbajtja e shkrimit ka rezultuar qe punonjes te kompanise turke e cila nderton disa hidrocentrale ne lumenjte Fan i Madh e Fan i Vogel, i kane sjelle gazetarit copa materialesh ku duket permbajtja shume e larte e bakrit.

Veç sa siper nga permbajtja e shkrimit ka rezultuar qe punonjesit jane shqiptare dhe te nxitur edhe nga vonesa e pagave dhe diskriminimi nga ana e kompanise turke erdhen tek une (gazetari) duke sjelle keto kampione mineralesh qe te denoncohej fakti qe kompania turke nen koperturen e ndertimit te nje hidrocentrali ne fakt ishte duke bere vjedhje te floririt dhe bakrit.

Ka rezultuar nga gjykimi qe shkrimi ne fjale nuk ishte shkruar prej te paditurit shoqeria “Publikime shqiptare” sh.p.k nepermjet gazetes “Dita” por gazeta kishte botuar te plote nje interviste te gazetarit Aleksander Ndoja dhene gazetares Aida Nako.

Gjykata ne lidhje me themelin e çeshtjes, ka vleresuar se i padituri shoqeria “Publikime Shqiptare” sh.p.k, si dhe te paditurit Adrian Thano e Ardian Osoja nuk kane vepruar me faj duke botuar te plote iontervisten e gazetarit Aleksander Ndoja.

Gjykata ka konstatuar qe eshte i vertete fakti se ne shkrim jane shprehur opinione te te intervistuarit dhe eshte aluduar qe shoqeria paditese ne menyre te kunderligjshme ka pervetesuar mineralet e bakrit dhe floririt shqiptar, por nga gjykimi nuk eshte provuar qe keto aludime te jene shtesa apo komente te gazetarit, i cili ka marre intervisten apo te gazetes.

Mungesa e elementit faj ne veprimet e te paditurve, i ben te paditurit te mos jene pergjegjes per shkaktimin e demit qe pretendon t’i jete shkaktuar paditesit nga botimi i intervistes se gazetarit Aleksander Ndoja siç parashikohet ne nenin 608 te K.Civil ne te cilin citohet: “Personi qe ka shkaktuar demin nuk pergjigjet kur provon se nuk ka faj. Demi quhet i paligjshem kur eshte rrjedhim i shkeljes ose i cenimit te interesave dhe i te drejtave te tjetrit, qe mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira”.

Gjykata ka arritur ne konkluzionin e cituar me siper pasi ka analizuar edhe te gjitha veprimet e te paditurit “Publikime Shqiptare” sh.p.k, pas publikimit te intervistes e konkretisht gatishmerine e tij per te publikuar te plote pergenjeshtrimin ne te njejten faqe te gazetes “Dita” ne te cilen ka botuar deklaraten per shtyp te paditesit Aydiner Insaat A.S me titull “Bakri me flori? Shpifje dhe llafe bari” dhe nje kopje e gazetes i eshte derguar avokatit te paditesit se bashku me nje leter njoftuese per botimin e deklarates per shtyp.

Ky veprim i te paditurit eshte kryer ne perputhje me parashikimet e nenit 10 te Ligjit Nr. 8239 dt 03.09.2007 “Per disa ndryshime ne ligjin Nr. 7756 dt. 11.10.1993 “Per shtypin”, pasi ka botuar pergenjeshtrimin e kerkuar menjehere ne numrin ende te papergatitur per shtyp, me te njejtin shkrim si te tekstit, te cilit i referohet dhe pa shtesa e reduktime.


E duke arsyetuar sa me lart, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka vendosur:

“-Rrezimin e kerkesepadise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

-Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen paditesit.”
Kundër këtij vendimi ka bere ankim pala paditese, duke parashtruar keto shkaqe per ndryshimin e tij:

“Gazetari e bazon artikullin e tij vetem ne deshmite e pretenduara te disa punetoreve te shoqerise Aydiner Insaat A. S. dhe ne disa kampione materiali qe ata i kane sjelle. Kjo interviste eshte botuar e plote ne gazeten Dita, e cila menaxhohet nga shoqeria Publikime Shqiptare sh.p.k.. Gjithashtu intervista eshte lejuar te publikohet e plote dhe te permbaje shpifjet e siperpermendura nga Redaktori dhe drejtori i gazetes DITA. Per kete arsye te tre keta persona jane thirrur ne gjykim ne cilesine e te paditurve. Ndryshe nga sa ka vendosur gjykata, duke bere diferencen mes lajmit dhe intervistes, nga pikepamja e permbajtjes dhe e shkaktimit te demit kjo diference nuk ka asnje efekt, pasi i njejti dem mund te rezultoje si nga lajmi, per te cilin nje gazetar ka bere kerkimet e duhura (ose jo) dhe ka marre deshmite qe ka konsideruar te nevojshme, ashtu edhe nga intervista per aq kohe sa kjo e fundit permban shprehje teresisht te pabazuara dhe shpifje qe demtojne emrin e nje pale te trete dhe gazetaija qe ka bere intervisten, ashtu edhe shoqeria qe ka ne pronesi te drejtat e gazetes si dhe redaktori dhe drejtori i saj, kane lejuar publikimin e saj pa bere asnje verifikim paraprak.

Akuzat e renda qe permbahen ne interviste nuk mund te justifikohen nga parimi i lirise se shtypit, lirise se te shprehurit dhe te drejtes per te dhene informacion pasi lajmi eshte shperndare pa pasur prova te forta ose fakte te verifikueshme, por i mbeshtetur ekskluzivisht mbi baza spekulative.

Te paditurit nuk kane kryer asnje verifikim perpara se te publikojne lajmin dhe per pasoje, reputacioni i shoqerise Aydiner Insaat A. S. eshte cenuar pa asnje shkak. Per te gjitha arsyet e permendura me siper, “mungesa e elementit faj ne veprimet e te paditurve” qe eshte vendosur nga gjykata eshte teresisht e pabazuar ne prova dhe ne ligj pasi faji nuk vjen vetem nga intervista e gazetarit, por kryesisht nga publikimi i saj dhe shperndarja e lajmit duke mos bere paraprakisht asnje verifikim paraprak dhe duke perdorur foto dhe tituj ne faqen e pare te gazetes. Te gjitha keto veprime te kryera ekskluzivisht nga te paditurit jane elementet perberes te fajit te cilet gjykata duhej t’i kishte konstatuar. Bazuar ne sa me siper kerkojme nga gjykata ndryshimin e vendimit dhe pranimin e kerkese padise sipas objektit.”



Gjykata e Apelit Tirane, bazuar ne provat e administruara ne gjykim, ne analize te pretendimeve e shkaqeve te ankimit konstaton:

Keshtu nga shqyrtimi gjyqesor ka rezultuar e provuar qe ne date 09 Dhjetor 2013 ne gazeten “Dita” eshte botuar nje interviste e gazetarit Aleksander Ndoja, dhene gazetares Aida Nako me titull “Denoncimi i gazetarit: Nxjerrin fshehtas flori duke u fshehur pas ndertimit te HEC-it” nepermjet te ciles aludohet qe paditesi nepermjet punimeve te kryera per ndertimin e heceve, kryente vjedhje te minaralit baker dhe flori ne Mirdite.

Keshtu nga permbajtja e shkrimit ka rezultuar qe punonjes te kompanise turke e cila nderton disa hidrocentrale ne lumenjte Fan i Madh e Fan i Vogel, i kane sjelle gazetarit copa materialesh ku duket permbajtja shume e larte e bakrit.

Veç sa siper nga permbajtja e shkrimit ka rezultuar qe punonjesit jane shqiptare dhe te nxitur edhe nga vonesa e pagave dhe diskriminimi nga ana e kompanise turke erdhen tek une (gazetari) duke sjelle keto kampione mineralesh qe te denoncohej fakti qe kompania turke nen koperturen e ndertimit te nje hidrocentrali ne fakt ishte duke bere vjedhje te floririt dhe bakrit.

Ka rezultuar nga gjykimi qe shkrimi ne fjale nuk ishte shkruar prej te paditurit shoqeria “Publikime shqiptare” sh.p.k nepermjet gazetes “Dita” por gazeta kishte botuar te plote nje interviste te gazetarit Aleksander Ndoja dhene gazetares Aida Nako.

Gjykata ne lidhje me themelin e çeshtjes, ka vleresuar se i padituri shoqeria “Publikime Shqiptare” sh.p.k, si dhe te paditurit Adrian Thano e Ardian Osoja nuk kane vepruar me faj duke botuar te plote iontervisten e gazetarit Aleksander Ndoja.

Gjykata ka konstatuar qe eshte i vertete fakti se ne shkrim jane shprehur opinione te te intervistuarit dhe eshte aluduar qe shoqeria paditese ne menyre te kunderligjshme ka pervetesuar mineralet e bakrit dhe floririt shqiptar, por nga gjykimi nuk eshte provuar qe keto aludime te jene shtesa apo komente te gazetarit, i cili ka marre intervisten apo te gazetes.

Mungesa e elementit faj ne veprimet e te paditurve, i ben te paditurit te mos jene pergjegjes per shkaktimin e demit qe pretendon t’i jete shkaktuar paditesit nga botimi i intervistes se gazetarit Aleksander Ndoja siç parashikohet ne nenin 608 te K.Civil ne te cilin citohet: “Personi qe ka shkaktuar demin nuk pergjigjet kur provon se nuk ka faj. Demi quhet i paligjshem kur eshte rrjedhim i shkeljes ose i cenimit te interesave dhe i te drejtave te tjetrit, qe mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira”.

Gjykata ka arritur ne konkluzionin e cituar me siper pasi ka analizuar edhe te gjitha veprimet e te paditurit “Publikime Shqiptare” sh.p.k, pas publikimit te intervistes e konkretisht gatishmerine e tij per te publikuar te plote pergenjeshtrimin ne te njejten faqe te gazetes “Dita” ne te cilen ka botuar deklaraten per shtyp te paditesit Aydiner Insaat A.S me titull “Bakri me flori? Shpifje dhe llafe bari” dhe nje kopje e gazetes i eshte derguar avokatit te paditesit se bashku me nje leter njoftuese per botimin e deklarates per shtyp.

Ky veprim i te paditurit eshte kryer ne perputhje me parashikimet e nenit 10 te Ligjit Nr. 8239 dt 03.09.2007 “Per disa ndryshime ne ligjin Nr. 7756 dt. 11.10.1993 “Per shtypin”, pasi ka botuar pergenjeshtrimin e kerkuar menjehere ne numrin ende te papergatitur per shtyp, me te njejtin shkrim si te tekstit, te cilit i referohet dhe pa shtesa e reduktime.

Ne keto kushte, ky keshill gjyqesor i Gjykates se Apelit Tirane, vlereson te drejte qendrimin e gjykates qe ka rrezuar padine.

Gjykata e Apelit Tirane, e konsideron botimin e pergenjeshtrimit ne formen e deklarates te pergaititur prej vete paditesit Aydiner Insaat A.S si veprim dhe qendrim te tij, jo vetem ne perputhje me ligjin, por ne perputhje edhe me moralin duke konfirmuar mungesen e elemetit faj ne veprimet e te asnje prej te paditurve.

Nga veprimet aktive te kryera prej te paditurit “Publikime Shqiptare” sh.p.k nepermjet organit te saj gazeta “Dita” duke pranuar e botuar te plote deklaraten e paditesit, si dhe duke njoftuar per kete veprim paditesin, gjykata krijon bindjen se qellimi i shkrimit nuk ka qene cenimi i nderit dhe reputacionit te paditesit Aydiner Insaat A.S por informimi i publikut nepermjet intervistes se gazetarit Aleksander Ndoja per nje problematike te ngritur prej ketij te fundit.

Perfundimisht, Gjykata e Apelit Tirane konkludon se nga ana e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, eshte zhvilluar nje proces i rregullt ligjor, eshte zhvilluar nje hetim i plote e i gjithanshem i ceshtjes.

Si rrjedhoje vendimi nr.8217, date 18.07.2014 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane duhet te lihet ne fuqi.

Pretendimet e ngritura ne kete shkalle gjykimi, nuk u moren parasysh, pasi nuk qendrojne. Jane po ato te paraqitura ne gjykaten e faktit e qe kjo e fundit ka argumentuar drejt rrezimin e tyre.



PËR KËTO ARSYE

Gjykata e Apelit në bazë të nenit 466/a të K. Pr. Civile
V E N D O S I

Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.8217, date 18.07.2014 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.


Tirane më 05.11.2015.

ANETAR ANETAR KRYESUES

ILIR TOSKA SHKELQIM MIRI FIQIRETE MULLAJ

d.v d.v d.v
Vertetohet njesia me origjinalin

KANCELAR / Arber KUSHE


Yüklə 43,95 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©muhaz.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

gir | qeydiyyatdan keç
    Ana səhifə


yükləyin