Ryva sonte publikon këngën e re (Foto)



Yüklə 134,02 Kb.
tarix30.11.2017
ölçüsü134,02 Kb.
#33379

Ryva sonte publikon këngën e re (Foto)

Ditë më parë këngëtarja Ryva Kajtazi ka paralajmëruar se është në përgatitje të projektit të ri muzikor.

Tani, duket se kënga është gati dhe do të publikohet sonte, transmeton gazeta Kosova Sot Online,

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në Instagram, ku ka publikuar një foto nga klipi.

“Sonte në ora 19:00 premierë klipi i ri”, ka shkruar ajo në Instagram.

(Kosova Sot)

Agnesa merr leksione për përdorimin e shpatës (Foto)

Bukuroshja Agnesa Vuthaj duket të mos jetë e interesuar vetëm për modën dhe veshjet.

Ajo ka publikuar foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet me shpatë në dorë dhe merr leksione për përdorimin e saj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ajo shihet e veshur me veshje kombëtare, ku kishte qenë gjatë eventit ‘Ballo shqiptare’.


"Shpata mbi vetull" ishte keshilla”, shkruan ajo përbri fotos.

(Kosova Sot)


Donatella Versace falënderon Ritën (Foto)

Rita njihet si një ndër artistët që ka stil të veçantë, e cila është bërë ikonë e modës në botës, duke krijuar brende të ndryshme.

Duke qenë kështu, ajo nuk ka munguar në sfilatën e një prej brendeve më të njohura në botë ‘Versace’, të mbajtur mbrëmë në Paris.

Për pjesëmarrjen e saj aty, Rita është falënderuar nga Donatella Versace, e cila ka publikuar foton e saj në llogarinë e saj në Instagram, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Faleminderit Rita Ora për ardhjen në shown tim. Dashuri”, ka shkruar përbri fotos ku shfaqet Rita në një fustan ngjyrë portokalli, me të cilin ka shkëlqyer.

(Kosova Sot)


Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot në Ranillug se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen në gjithë territorin e Serbisë, që sipas tij përfshin edhe Kosovën.


Ai para gazetarëve ka thënë se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në të gjitha komunat ku jetojnë serbët në Kosovë.

Gjuriq beson se në frymën e “normalizimit të marrëdhënieve”, nuk do të duhej të kishte ndonjë problem, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Prishtina nuk ka arsye të zemërohet që do të mbahen zgjedhjet atje”, ka deklaruar Gjuriq.

(Kosova Sot)

Genta, një ‘shtrigë’ seksi (Foto)

Këngëtarja Genta Ismajli është mjaft e dashur dhe këngët e saj pëlqehen shumë.

Ajo është aktive edhe në rrjete sociale, ku bën postime të ndryshme.

Këtë herë ajo ]shtë paraqitur e maskuar si një ‘shtrigë’, në foton e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Komentet e ndjekësve kanë qenë nga më të ndryshme.

(Kosova Sot)

Ja me kë e krahasojnë Luanën (Foto)

Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca vlerësohet si një ndër femrat më seksi shqiptare.

Por, jo gjithmonë cilësohet si e tillë.

Këtë herë ajo është krahasuar me një majmun, në faqen ‘Vipat e Bllokut’ në Instagram, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kjo faqe në Instagram njihet për thumbimin që u bën fytyrave publike, e Luana ka qenë ajo që ka pësuar këtë herë.

(Kosova Sot)

Këngëtarja Ryva Kajtazi ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar ‘mos harro’.

Kënga është baladë dhe vjen edhe me videoklip, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Muzika dhe orkestrimi është bërë nga Virusi, teksti nga Toni, ndërsa për videoklipin është përkujdesur produksioni Urban Graphics.

(Kosova Sot)

Skivi prezanton motrën dhe vëllain (Foto)

Reperi i njohur Visa Shala sot ka pyetur ndjekësit e tij në Instagram se çfarë moshe kanë.

Ndërsa tani, përmes një postimi në llogarinë e tij në këtë rrjet social, ai ka prezantuar motrën dhe vëllain, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Na 3-të, Ajola, Vigan, Visar Shala”, shkruan ai përbri fotos, ku shihet me vëllain dhe motrën.

(Kosova Sot)

Ishte thënë se Kanye West do të punojë në albumin e Rihanna-s, por kjo është demantuar.

Vetë Rihanna e ka konfirmuar se Kanye nuk është më i përfshirë në punët e albumit të saj më të ri ‘Anti’, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përmes llogarisë së saj në Twitter, ajo ka thënë se që të dy po punojnë për projekte personale.

“Kanye nuk është më Producent Ekzekutiv i ‘Anti’!!! Të dy jemi duke punuar në projektet tona tani për tani!”, ka shkruar ajo.

Sipas “DailyMail”, Kanye është duke punuar në albumin e ri “Swish” që do të lansohet muajin e ardhshëm, ndërsa “Anti” i Rihannës pritet të vijë në të njëjtën kohë, kah fundi i shkurtit.

(Kosova Sot)

Të pasmet bombastike të Luanës (Foto)

Është cilësuar si ndër femrat më seksi shqiptare dhe këtë po e dëshmon.

Ajo ka shfaqur format bombastike trupore përmes një fotoje, ku të pasmet e saj seksi janë ato që tërheqin vëmendjen, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për këto forma Luanës ia ka zili shumë, e për to ajo po punon shumë në paleshër nga ku dhe publikon shumë fotografi.

(Kosova Sot)

Trump vazhdon dominimin në sondazhe, dyfishon përkrahjen kundër rivalit më të afërt

Magnati i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka goditur në shenjë në një sondazh të CNN/ORC, duke marrë mbështetjen e 41 përqind të votuesve republikanë.

Kjo ishte më shumë se dyfishi i mbështetjes për senatorin Ted Cruz të Teksasit, rivalit më të afërt të Trump-it në zgjedhjet presidenciale, i cili mori mbështetjen e 19 përqind të votueseve në këtë sondazh, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në një sondazh të ABC News/Washington Post janë publikuar rezultatet të martën dhe janë pothuajse të njëjta, Trump kryeson me 37 përqind ndaj Cruz me 21 përqind, ndërsa i treti ishte senatori Marco Rublo nga Florida.

Sondazhi gjeti gjithashtu se 64 përqind e votuesve e shohin Trump-in si kandidatin më të mundshëm republikan për president.

Ndërsa një shumicë prej 56 përqind e shohin atë si kandidatin me më së shumti potencial elektoral, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Një studim i Universitetit Quinnipiac i shtetit të Hawkeye e nxjerr Trump-in të parin me 31 përqind ndaj Cruz i cili ka marrë 21 përqind.

Donald Trump ka kryesuar në shtatë nga tetë anketat.

(Kosova Sot)

Ku po i kalon pushimet Besa Gashi me familje?! (Foto)

Ish miss Kosova Besa Gashi ka qenë mjaft e përfolur kohëve të fundit për një ndarje nga burri i saj.

Por ata janë më të lumtur se asnjëherë dhe po i shijojnë pushimet dimërore.

Ata po qëndrojnë në Bogë të Rugovës, nga ku kanë publikuar fotografi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Besa dhe Alberti shihen duke u kënaqur në borë me vajzën e tyre Kjarën, e cila është dashuri e madhe për ta.

(Kosova Sot)

Arilena vjen me fotosesion (Foto)

Këngëtarja nga Shqipëria Arilena Ara së fundmi ka publikuar këngën ‘Vegim’, e cila është pritur mirë nga publiku.

Tani, ajo ]shtë në përgatitje të projekteve të reja.

Bëhet fjalë për një set fotografik, të cilin po e përgatit këngëtarja, transmeton gazeta Kosova Sot Online

Këtë e ka bërë të ditur vetë Arilena përmes një fotografie të postuar në llogarinë e saj në instagram, ku shfaqet mjaft bukur.

“Po vjen së shpejti. Projekt”, ka shkruar ajo përbri fotos.

(Kosova Sot)

Çfarë i nevojitet një femre sipas Encës?! (Foto)

E lezetshme: Vogëlushi vazhdon të hajë akullore, edhepse e zë gjumi (Video)

Nganjëherë është e vështirë të zgjedhësh mes lodhjes dhe urisë.

Kështu i ka ndodhur edhe djaloshit të vogël, i cili i uritur ha një akullore, por atë fillon ta zë gjumi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin e lezetshëm kur vogëlushit i bie koka sa në njërën anë, sa në tjetrën.

Megjithatë, ai vazhdon ta hajë akullore me sy mbyllur, derisa përfundimisht gjumi e mposht.

(Kosova Sot)

Bebe Rexha është një tjetër këngëtare shqiptare që po ka sukses në tregun e huaj.

Ajo është paraqitur me hip-hop artistin G-Eazy, në një ndër programet më të ndjekura televizive në Amerikë, Tonight Show Starring Jimmy Fallon.

Bebe këndoi këngën ‘Me, Myself and I’, me të cilën përmbylli emisionin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ajo u pëlqye shumë dhe mori shumë duartrokitje nga publiku.

(Kosova Sot)

Sytë e vegjël dhe karakteristik janë ata që i dallojnë koreanët.

Mirëpo, një eksperiment i realizuar së fundmi tregon një procedurë interesante dhe qesharake.

Pavarësisht se eksperimenti nuk solli ndonjë ndryshim, aty pati shumë të qeshura rreth pamjes që merrnin vajzat koreane, kur sytë u bëheshin të mëdhenj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në video shihet se si në fund pjesëmarrësit mundohen që t’i bëjnë sytë e tyre të duken më të mëdhenj.

(Kosova Sot)

Për të vegjëlit është interesante kur provojnë gjëra për herë të parë, duke filluar nga ushqimi.

Video e mëposhtme që gazeta Kosova Sot Online sjell për ju, tregon momentin kur një fëmijë ha ushqim për herë të parë.

Vogëlushi pret i entuziazmuar që të hajë, por kur nëna dëshiron ta ushqejë, ai sikur nuk do dhe ulë kokën.

Pastaj, ai fillon të hajë, megjithatë shija i duket interesante, e kjo kuptohet nga ndryshimi i fytyrës që bën, ku herë qeshë e herë bën fytyrën e ngrysur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:

(Kosova Sot)

Zgjedhja e presidentit është një ndër temat kryesore aktualisht në vend.

Lidhur me këtë kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka thënë se Presidenti duhet të zgjedhet përmes votës së popullit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kjo, sipas tij, pasiqë zgjedhja e deritanishme e Presidentit përmes Parlamenti ka bërë që ai të mos ketë rol unifikues duke bërë që të jetë pjesë e pazareve politike.

Ja dhe postimi i plotë i Limajt në Facebook:

Mënyra e zgjedhjes dhe funksionimi i institucionit të presidentit të republikës, sidomos viteve të fundit na jep argumente të mjaftueshme për të ndryshuar mënyrën dhe rregullat e zgjedhjes se presidentit.
Rregulla e deritanishme e zgjedhjes së presidentit nga parlamenti, mjaftueshëm na ka treguar që presidenti jo vetëm që nuk ka mundur të ushtroj rolin e tij unifikues, por fatkeqësisht shpeshherë institucioni i presidentit është bërë pjesë e kombinimeve dhe e pazareve politike
Prandaj, duke marr parasysh edhe klimën aktuale politike në të cilën është vendi ynë sot, poashtu edhe duke e ditur se ky parlament e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e vet, është më se e sigurt që zgjedhja e presidentit nga ky parlament nuk do të përmbushte kërkesën kushtetuese që presidenti të përfaqësoj unitetin e popullit.
Është momenti ideal që me vullnetin politik të të gjitha forcave politike dhe në emër të fuqizimit të këtij institucioni të përfundojnë sa më shpejtë reformat e nisura ligjore, në mënyrë që njëkohësisht dhe sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje edhe parlamentare dhe poashtu në të njëjtën kohë edhe presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt me votë të qytetarit.
F.L

Pas takimit me delegacionin kosovar, shefja për Politikë të Jashtme dhe të BE-së, Federica Mogherini ka filluar takimin me delegacionin serb, të kryesuar nga kryeministri Aleksandër Vuçiq, njofton gazeta Kosova Sot Online.

Këtë e ka bërë të ditur vetë zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq përmes një postimi në Twitter.

Me t`i përfunduar takimet të trija palët, Kosova, BE-ja dhe Serbia do të nisin bisedimet e përbashkëta në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

(Kosova Sot)

Ngjyrat i bën vetë (Foto)

Vitin e kaluar ajo mori statusin e një prej modeleve më të mira në botë dhe 2016-ta duket se po i ecën po aq suksesshëm.

20 vjeçarja Gigi Hadid, e cila u paraqit të martën për Channel, tashmë është shfaqur si yll në një fushatë bukurie, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gigi, e cila është në lidhje me Zayn Malik, duket e mahnitshme, teksa shfaq këmbët e gjata, e veshur në të zeza.

Hadid po po reklamon produktet e Maybelline, paraqitet bashkë me modelen Jourdan Dunn.

Ato paraqiten bashkë në foto dhe video bardhezi, por Gigi nuk ka nevojë për ngjyra, pasi ajo shndrit si e tillë që është.

(Kosova Sot)

Nervozohet Morena, reagon ashpër për tatunë në gjoks (Foto)

Sot u përfol shumë për tatuazhin e Morena Tarakut, që u tha të quhet ISIS, e që ka të bëjë me shtetin islamik.

Kjo gjë e ka acaruar tej mase këngëtaren dhe ka reaguar ashpër.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ajo sqaron se tatuazhi është Mbretëresha Nefertiti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.


Kush eshte Queen Nefertiti dhe binduni se keta gazetar trillojne gjera te kota . Me vjen turp qe jetoje ne nje vend ku cdo dite mundohen ti njollosin emrat e artisteve te tyre. 
Perndryshe :
Mbreteresha Nerfertit tregonte vizionin e bukurisë së vërtetë në botën e lashtë, ajo kishte shumë tituj, duke përfshirë e trashëguar Princeshë dhe Zonjë e Hirit dhe e ëmbël e dashurisë.
Sot u vertetova qe jeni me kasap se kasapet !!!
#turp”, ka shkruar Morena në Instagram.

(Kosova Sot)


Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar disa dokumente, me të cilat thotë se denoncohen çështja e kodit ndërkombëtar dhe negociatat me Serbinë.

Dokumentet i ka dërguar përmes një komunikate për medie, ku thotë se tregojnë korrespodencën rreth kodit që nga viti 2003, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përveç dokumenteve të dërguara, në komunikatë thuhet

Këto janë disa dokumente ekskluzive që e denoncojnë çështjen e kodit ndërkombëtar të Kosovës si çështje në negocim me Serbinë, paralajmërimet që kanë pasur zyrtarët qeveritarë lidhur më dëmet që i sjellin Kosovës me negocimin e kësaj çështjeje, si dhe trajtimi se që i është bërë inxhinierit Bedri Rama – persekutimi dhe largimi nga puna – vetëm pse ishte i zëshëm në kundërshtimin e negociatave për çështjen e kodit telefonik.

Letrat për këtë çështje janë këmbyer që nga viti 2003. 


Një nga këto letra, në vitin 2004 i është dërguar Edita Tahirit, si Kryetare e Komisionit parlamentar për post-telekomunikacion. 
E njëjta, edhe pse ishte në dijeni të problemeve që i sjellë Kosovës, vazhdoi negociatat me Serbinë edhe për çështjen e telekomunikacionit, negociata këto që kulmuan me marrëveshjet e 25 gushtit.

(Kosova Sot)

Këngëtaret po përfliten çdo ditë për ndërhyrjet kirurgjike.

E në lidhje me këtë reperi Lyrical Son ka ironizuar dhe kakëshilluar koleget e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai ka këshilluar këngëtaret që të ndërrojnë kirurgun, pasi jan bërë të njëjta dhe po duken si motra, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Këngëtareve tona të dashura. Pse nuk e ndërroni mjekun që po ju maron fytyrat, po menoj buzët, mollëzat etj. Ndërrone aman se krejt njejtë motra po dukeni të gjitha plako. Kqyre kur të ma bon unfollow krejt Estrada”, shkruan në Instagram reperi.

(Kosova Sot)

Në një market në Meksikë mendohet të jenë shfaqur fantazma.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur nga raftet rrëzohen disa gjëra, pa i prekur askush, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në video shihet momenti i pashpjegueshëm i rrëzimit të mallrave në dyshemenë e lokalit.

Këtë moment, njohësit e aktiviteteve paranormale e kanë shpjeguar si ‘punë e poltergeistit’ - lloj fantazme, që ka aftësi të lëviz objekte dhe të lëshojë zëra.

Këto lloj fantazmash kanë aftësi të ngrenë objektet në ajër, t’i pengojnë njerëzit gjatë ecjes, thumbojnë dhe godasin në pjesë të ndryshme të trupit. 

(Kosova Sot)

E mahnitshme: Foshnja katërmuajshe thotë ‘Oh no’ pasi teshtitjes (Video)

Një prind krenar e ka kapur momentin kur foshnja katërmuajshe sfidon shkencën, duke thënë ‘Oh no’ pas teshtitjes.

Foshnjet në përgjithësi fillojnë formimin mes 12 dhe 17 muajsh, por Judad Jones duekt se e ka përgënjeshtruar terorinë për vetëm 10 sekonda, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në videon e publikuar në Youtube, Jonah nga Fairmont, Virxhinia, shihet duke u përkundur në krahët e një gruaje, që mendohet të jetë nëna e saj.

video shihet foshnja, e cila pasi teshtin thotë ‘Oh no’, e nëna e saj qesh dhe thotë “Kjo ishte kaq e bukur”.

Videon e ka publikuar në Youtube babai i saj, Gabriel Jones, i cili shkruan:”Fëmija ynë thotë ‘Oh no’ pas teshtitjes. Është e vështirë të mos e duash këtë”.

Video është bërë e famshme në Youtube, ku është klikuar mbi 90 mijë herë, ndërsa është shpërndarë mbi 4.5 milionë herë në Facebook.

(Kosova Sot)

Video që u shikua 13 milionë herë, dyvjeçari me sindromën Down mëson alfabetin (Video)

Një dyvjeçar me Down sindrom ka ngrohur zemrat e miliona njerëzve në botë, me mësimin e ABC-ve.

John David Marlin nga Helena, Alabama, ka pasur vonesa në të folur për shkak të gjendjes së tij, por flokëverdhi po e mëson alfabetin për herë të parë tani, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për fat të mirë, gjyshja e tij Pam Sapp e ka xhiruar këtë moment, e videon e ka publikuar në Facebook, ku është shikuar mbi 13 milionë herë.

Hannah Marlin, nëna 23 vjeçare e David ka thënë se është e entuziazmuar që ai tashmë po flet dhe mëson alfabetin.

Ajo tregon se djali i saj kishte filluar t’i fliste disa fjalë si ‘babi’ dhe ‘mami’ vitin e kaluar, por tani flet më shumë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në video shihet se si gjyshja e David e thotë alfabetin, ndërsa ai i përsërit shkronjat pas saj.

(Kosova Sot)

Këngëtarja me origjinë kosovare Dua Lipa e ka filluar vitin me shumë sukses, duke qenë se të tillë e pati edhe vitin që lamë pas.

Ajo po pëlqehet për muzikën dhe stilin e saj.

Por për jetën private nuk është folur deri më tash.

Mirëpo, Dua është në lidhje me modelin nga Britania e Madhe, Isac Carew, që është i njohur për parakalimet në pasarelat për markat e famshme botërore, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Më poshtë ju sjellim disa foto, ku dyshja duken mjaft të lumtur.

(Kosova Sot)

Yllka Gashi prezanton nënën dhe vajzën (Foto)

Aktorja Yllka Gashi vazhdon të mbetet shumë e dashur për publikun, pavarësisht mosaktivitetit në këtë fushë.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, ku iu qëndron afër fansave.

Këtë herë, përmes një fotoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ka prezantuar ‘loçkat e zemrës’, që janë nëna dhe vajza, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Yllka është e martuar dhe ka një vajzë, të quajtur Nina.

(Kosova Sot)

Ky është dashuria e Big Mamës (Foto)

Këngëtarja Big Mama përveç që me muzikë, ajo tashmë është bërë edhe prezantuese dhe po pëlqehet mjaft.

Bigi është aktive edhe në rrjete sociale ku bën postime të ndryshme.

Këtë herë ajo ka publikuar një foto ku shihet me një djalosh të bukur, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Dashuria jeme”, ka shkruar ajo përbri fotos.

Por nuk bëhet fjalë për ndonjë mashkull që mund të jetë i dashuri i këngëtares.

Është një djalosh i vogël, që mund të jetë familjar i Bigit.

(Kosova Sot)

Si ia urojnë Lyrical Son-it ditëlindjen vajza dhe gruaja?! (Foto)

Reperi Lyrical Son feston sot ditëlindjen e 32-të.

Ai ka marrë urime të shumta, e urimet më të veçanta kanë qenë nga gruaja dhe vajza, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Reperi ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet vajza dhe gruaja e tij Gresa.

Urime ditelindja e pare me mua Babi..!!! Te duam shume, une edhe Mami..!!! Ky eshte urimi i Eves per mua sot (po ja lexoj trurin e di une ��) ..!!! Flm te gjitheve per urimet, fjalet edhe dhuratat... #32..!!! Ju don iKuqi”, ka shkruar ai në Instagram, duke th♪7në se kështu do i uronte vajza.

Ndërsa, sa i përket gruas së tij, ajo ka publikuar një foto bashkë me të, përmes së cilës i uron ditëlindje.

Happy Birthday Lyrical Daddy! Faleminderit qe qdo sekond mundohesh me ma ndreq jeten. We are so perfect its scary. Zemër edhe 100 tjera me mu dhe Evën. Te dojna shum!!!”, shkrua Gresa në Instagram.

(Kosova Sot)


Jemi mësuar që Rita Ora ta ekspozojë gjoksin e saj.

E këtë e ka bërë edhe njëher, ku këtë herë është zhveshur për kopertinën e revistët ‘Lui’, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ajo shfaqet tejet seksi, teksa në pjesën e sipërme nuk ka asgjë të veshur, duke treguar krejtësisht gjoksin.

Fotot për këtë revistë që kanë pozuar shum të famshëm janë realizuar nga fotografi kontraverz, Terry Richardson.



(Kosova Sot)

Blero bëhet frizer (Foto)

Këngëtari Blero Muharremi është mjaft aktiv në rrjete sociale, ku bën postime të ndryshme, shpesh edhe të tilla që marrin shumë vëmendje.

Këtë herë ai është shndërruar në rolin e frizerit, e këtë e ka treguar përmes një fotoje të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, trasnemton gazeta Kosova Sot Online.

Ai shihet duke i rregulluar flokë Kacit, që njihet si frizer i shumë këngëtareve.

“Ti po më kallxon mu qysh me t’i ndreq floktë a”, ka shkruar ai përbri fotos, duke iu referuar Kacit.

(Kosova Sot)

Prokuroria e Prizrenit ngritë aktakuzë ndaj një personi për vrasje t♪7 rëndë

Prokuroria Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N. B, për vrasje të rëndë, raporton gazeta Kosova Sot Online.

 

“N. B., akuzohet se me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes, bashkëshorten Z. B.. Çka do të thotë se me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 i KP-së”, njofton Prokurori e Prizrenit përmes një komunikate për medie.



 

“Po ashtu, i njëjti akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore vajzës së tij të mitur. Me veprimet e tilla N. B., ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 3 nënparagrafi 4.2 lidhur me paragrafin 2 të KP-së”, përfundon komunikata.

(Kosova Sot)

Shkurta përfundon pushimet në Itali (Foto)

Këngëtarja Shkurte Gashi ka qenë në pushime në Napoli të Italisë, ku duket se ka kaluar mirë.

Atje ajo është shoqëruar nga dy mike të saj, me të cilat ka publikuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram.

Por, pushimet për to kanë përfunduar, e për këtë ka njoftuar vetë këngëtarja përmes një postimi të bërë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ajo është përshëndetur me Italinë dhe tani u kthehet koncerteve dhe angazhimeve në muzikë.

(Kosova Sot)

Aktakuzë nda dy personave për vrasje të trefishtë në Prizren

Prokuroria Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të akuzuarve E. Sh. dhe E. Sh, për vrasje të trefishtë.

 

Të akuzuarit E. Sh. dhe E. Sh më datë 8 mars 2015, pas një mosmarrëveshje të mëhershme, me dashje direkte kanë ndërmarrë veprime me qëllim të privimit nga jeta  tani të ndjerëve Ferdi Shishko, Haki Thaqi dhe Bergin Ersoy të gjithë nga Prizreni.



 

Me këto veprime të akuzuarit E. Sh dhe E. Sh si bashkëkryerës kanë  kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.11.  lidhur me nenin 31 të KPK-së.

 

Po ashtu, që të dy të akuzuarit kanë kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 pargrafi 1 i KP-së.



Rosie shkëlqen në një tutorial grimi (Foto/Video)

Këngëtarja kosovare Dua Lipa po vazhdon me suksesin e saj.

Ajo ka performuar ‘live’ në emisionin e mbrëmshëm të BBC Radio 1, ku këndoi këngën ‘The Hills’ të kanadezit The Weeknd, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dua Lipa ditë më parë ka paralajmëruar këngën e saj të re, pas suksesit që kishte me këngën “Be The One”, të cilën po ashtu e këndoi në emisionin e mbrëmshëm të BBC.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar ditë më parë se është duke punuar në projekte të reja, të cilat do ti publikon muajve të ardhshëm .

(Kosova Sot)

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka komentuar lidhur me vendosjene eksplozivit sot në një xhami në Drenas.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ai ka thënë se kjo i tejkalon sjelljen njer]zore, ideologjin] dhe besimin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Vendosja e eksplozivit në xhami tejkalon sjelljen njerëzore, ideologjinë dhe besimin.

Rasti i raportuar sot në Drenas duhet të hetohet deri në detaje, të zbardhen motivet dhe të dënohen rëndë autorët.

Është fatmirësi prej Zotit që njerëzit kanë shpëtuar nga ky tentim për tragjedi.

Imami Musliu, besimtarët praktikues në atë xhami dhe të gjithë njerëzit në Kosovë duhet të kenë besim dhe përkushtim që së bashku mos të lëmë shfaqjen dhe as triumfin e të keqes.

Aleanca dhe unë jemi të vendosur për forcimin e shtetit, zhvillimin e gjithmbarshëm, garantimin e sigurisë, dhe jetën më të mirë për të gjithë.

Nuk do ta lejojmë të keqen në Kosovë.

RH

(Kosova Sot)



Beyonce dhe Coldplay kanë publikuar këngën dhe videoklipin e tyre të ri të quajtur “Hymn for the Weekend”.

Ky videoklip është filmuar në Mumbai të Indisë.

Beyonce shfaqet e mhanitshme në klip, si një indiane.

(Kosova Sot)


Besa vjen si ‘Kameleon’ (Video)

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka publikuar këngën më të re të titulluar ‘ kameleon’.

Kënga vjen me videoklip dhe vjen në bashkëpunim me reperen Ansi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

‘Kameleon’ është prodhim i Threedots, me tekst nga Majk dhe Alex, ndërsa me muzikë të Kledi Bahitit.

(Kosova Sot)


9 milionët e ‘Bonbonit’ dhe


Kosovë

Kosovë martire, Abetare

Ti je nënë e babë shqiptare

Ti je vrull i krenarisë

Ti je zemra e Shqipërisë.

Kosovë tokë,

Kosovë trima,

Kosovë Atdhe

Të kam në shpirt,

e ne prehër me ke.

Kosovë nënë në ty kam le.

Kaluam rrugë të vështira

Në histori

sot jetojmë të lirë në liri

Lavdi dëshmorëve

toka jonë i kujtojmë

përgjithmonë .
Afërdita Ismajli, Sh.f.m.u ‘Pjetër Bogdani’, Prishtinë

Luana Vjollca nuk është vetëm e bukur dhe seksi.

Ajo ka treguar edhe anën e saj të fortë, atë të boksit, amdje ka grushtuar një boksier të njohur kosovar.

Bëhet fjalë për boksierin nga Juniku Robin Krasniqi, i cili ka qenë i ftuar në emisonin ‘E diell’, që drejtohet nga Luana Vjollca, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Duke qenë aty, Luana shfrytëzoi rastin që ta dëshmojë vetën edhe në boks, ku e grushtoi atë, ndërsa që boksieri nuk ia ktheu asnjë boks.

E gjithë kjo, natyrisht vetëm për emision dhe jo një meç i vërtetë.

(Kosova Sot)
Djaloshi vallëzon me këngën e Justin Bieber dhe ‘çmend’ internetin (Foto/Video)
Një djalë shtatëvjeçar ka ‘çmendur’ internetin me vallëzimin e tij.

I riu, i quajtur John Phillip Bughaw aka Balang, ka thyer rekordin e tij të mëhershëm, me një video që ka publikuar tani, duke vallëzuar me këngën ‘Sorry’ të Justin Bieber, transmeton gazeta Kosova Sot Online.



Video është shikuar mbi 2.5 milionë herë brenda 16 orëve, ndërsa është shpërndarë më shumë se 41 mijë herë.

(Kosova Sot)

Aktakuzë ndaj dy personave zyrtarë në Gjilan
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve B.B dhe V.H.,  që të dy persona zyrtarë, raporton gazeta Kosova Sot Online.

 

Dy të pandehurit B.B dhe V.H., persona zyrtar të KEDS-it, nga Gjilani më datë 07 dhjetor 2015 me qëllim që të shkelin të drejtat e personit tjetër të privatësisë, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, njofton Prokruroia e Gjilanit.



 

Të pandehurit B.B dhe V.H., duke e keqpërdorur pozitën dhe autorizimet e tyre kanë bërë kontrollimin e kundërligjshëm të shtëpisë së të dëmtuarit I. S., në atë mënyrë që pa leje apo urdhëresë të organit kompetent dhe pa pëlqimin e konsumatorit, kanë hyrë për kontrolle, brenda shtëpisë së të dëmtuarit I. S., për të kontrolluar dhe vërtetuar se konsumatori a është duke e keqpërdorë energjinë elektrike.



 

Me këto veprime dy të pandehurit kanë kryer veprën penale kontrollimi i kundërligjshëm nga neni 201 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.



Blero do të martohet në Meksikë?! (Foto)

Blero Muharremi vazhdon të jetë ndër emrat më të përfolur të medieve rozë.

Përpos për hite që janë të shumta, ai flitet për jetën e tij private.

Blero ka thënë se ai dhe Afrona dëshirojnë të martohen në Meksikë, e aktualisht ai gjendet atje, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Këngëtari ka publikuar një foto dhe thotë se është nën shoqërinë e të dashurës, Afronës.

“Më në fund këtu, Mexixo, duke festuar me të dashurën Afrona Dika”, shkruan Blero përbri fotos.

E, se a do të martohet në Meksikë apo jo, mbetet të shihet.

(Kosova Sot)

Këngëtarja Vesa Luma është shtatzënën në muajin e gjashtë.

Ajo është në pritje të një djali dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku dhe ka treguar barku e fryrë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Deri më tani ajo ishte kritikuar se po e ‘fshehte’ barkun, mirëpo arsye për këtë thotë të ketë qenë koha për formësimin e linjave trupore.

Kam fat që po kaloj një shtatzani të shnetshme dhe falë aktiviteteve dhe fitnesit që në fillim, ndoshta ka marrë pak kohë deri sa e nxori kokën ky çuni im. Po e ndaj këtë lumturi me juve dhe do të mundohem që tash e tutje, kohë pas kohe të ndaj momente tjera që mbase mund të frymëzojne apo bashkëndjejnë nënat e reja”, ka shkruar ajo në Instagram.

(Kosova Sot)



Genci me tatuazh të ri (Foto)


Reperi Genc Prelvukaj ka bërë edhe një tatuazh në trupin e tij.

Tatuazhin e ri ai e ka bërë në krahun e djathtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Genci ka publikuar foton në llogarinë e tij në Instagram, ku tregon tatuazhin.

Tatuazhi ka domethënie patriotike, që është një figurë e zonave veriore, prej nga dhe është vetë Genci.

(Kosova Sot)


Dhurata ekspozon të pasmet (Foto)

Këngëtarja Dhurata Dora është shumë e dashur për publikun.

Ajo sjell çdoherë këngë që pëlqehen dhe bëhen hite për kohë të shkurtër.

Dhurata është aktive edhe në rrjete sociale ku bën postime të ndryshme.

Këtë herë ajo ka treguar të pasmet e saj, përmes disa imazheve në Snapchat, ku shihet duke bërë palestër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ajo duket mjaft seksi teksa ushtron.

(Kosova Sot)








Më herët u raportua se këngëtarja Rita ora do ta padis kompaninë e Jay Z.

Por, ky i fundit e ka paditur këngëtaren kosovare, për mos përmbushje të obligimeve.

Sipas “TMZ”, kompania “Roc Nation” e Jay Z ka akuzuar Rita Orën për mos përmbushje të obligimeve.

Në aktakuzë thuhet se Rita Ora kishte nënshkruar marrëveshjen në vitin 2008 dhe ishin investuar miliona në karrierën e saj. Jay Z akuzon Ritën se ajo është dashur të lansonte pesë albume, por, sipas labelit, ajo ka lansuar vetëm një.


Këngëtarja 25-vjeçare kishte paditur këtë kompani në muajin dhjetor duke thënë se është “neglizhuar” nga kompania dhe se kishte realizuar këngët për albumin e dytë, por ‘labeli’ nuk i kishte ndihmuar t’i lansonte.

Në akuzë, “Roc Nation” thotë se ka shpenzuar gati 2.3 milionë dollarë në reklamim të albumit të saj të dytë dhe tani po kërkon që t’i kthehen paratë.

Mediet e huaja vazhdojnë shkrimet për Erën: Ylli shqiptar si Rihanna

“Njihuni me Era Istrefin, yllin shqiptar të popit, që ka zë të ngjashëm me Rihanna-n”, kështu fillon shkrimi për këngëtaren Era Istrefi nga BreatheHeavy.com, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Aty thuhet se kënga ‘BonBon’ e Erës ka ardhur kur po pritet albumi ‘Anti’ i Rahanna-s, duke bërë që njerëzit të mendojnë se ky është një bashkëpunim i këngëtares dhe Major Lazer, por që në fakt nuk ishte ashtu.

“Kjo këngë quhet ‘BonBon’ dhe këndohet nga Era Istrefi, apo Era, ajo nuk e ka problem, dhe që nga publikimi ajo ka marrë mbi 9 milionë klikime dhe po kryeson në top lista në gjithë Evropën”, vazhdon më tej shkrimi për Erën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Zëri fantastik i saj ku këndon shqip dhe anglisht, me një klip të realizuar jo shtrenjtë, ajo paraqitet si një yll i vërtetë i popit”, shkruhet tutje në shkrim.

Më tej BreatheHeavy shkruan se Era nuk ka ende album por vetëm këngë solo, por që shpresojmë që ajo do të vazhdojë kështu dhe të kryesojë top listat botërore, me këndimin e saj dygjuhësh.

(Kosova Sot)

Mozzik i bën ftesë Shkurtës për dasmë, ja si i përgjigjet ajo (Foto)

Reperi Mozzik sot ka publikuar një foto me këngëtaren Shkurte Gashi, të cilën thotë se do ta ftojë në dasmë, kru të martohet.

Tani, ajo i është përgjigjur ftesës së tij, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Aty do të jem, veç martohu ahahha”, ka shkruar këngëtarja, pasi ka ripostuar foton e reperit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kujtojmë që Mozzik ka pasur sukses me këngën ‘Dhezu’ e cila po vazhdon të pëlqehet.

(Kosova Sot)

Motoristi i çuditshëm, vozitet me një krevat të lidhur përpara (Video)

Suki Waterhouse shkëlqen në premierën e Londrës për filmin “Pride And Prejudice And Zombies”

Ajo ka një rol kryesor në filmin “Pride And Prejudice And Zombies”, një parodi klasike e Jane Austen. Pra, nuk është edhe për t’u habitur që Suki Waterhouse u duk absolutisht pa asnjë të metë të vetme kur u paraqit në premierën e Londrës te “Leicester Square”, të hënën mbrëma. Aktorja 24 vjeçe, e cila aktron Kitty Bennet në filmin, regjinë e të cilit e ka bërë Burr Steers – ishte e prirë për të qenë e përsosur, duke treguar linjat e saj trupore, në një veshje krejt transparente. Fustani me ngjyrën e lëkurës, me motive lulesh dhe me panele të arta, ishte i magjishëm. Me flokët e saj të lënë të lira dhe të valëzuara,  modelja dhe aktorja britanike u duk e mahnitshme në stilin e saj unik. Në ndërkohë, pranë saj ishte edhe lady Lily James, që ishte shumë lehtë të dallohej, e veshur me një veshje dypjesësh, me ngjyrë të zezë. Suki disa centimetra gjatësi i kishte shtuar falë takave të saj të larta, me ngjyrë të artë. Aksesorë të tjerë nuk kishte, vlen të përmendet një unazë prej arit në dorën e saj të majtë, derisa në gjithë fytyrën po theksonte bukuria e saj natyrale, me shumë pak grim

Flori, Elvanës: Gëzuar ditëlindjen muzika ime (Foto)

Këngëtarja Elvana Gjata feston sot ditëlindjen e 29-të.

Ajo ka marrë urime të shumta, e nuk ka pasur si të mungojë urimi nga bashkëpunëtori i saj më i ngushtë, Flori Mumajesi.

Ai ka publikuar një foto në llogarinë e tij në instagram, ku shihet i përqafuar me Elvanën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Fotos i ka bërë edhe një përshkrim të veçantë.

“Jemi rritur bashkë...Gëzuar ditëlindjen muzika ime”, shkruan Flori përbri fotos.

(Kosova Sot)

Pas darkës, Rita kalon natë romantike me aktorin e njohur (Foto)

Rita duket se nuk pp mund të qëndrojë pa meshkuj.

Ajo është parë me meshkuj të ndryshëm kohëve të fundit.

Ajo duket se ka pasur një natë romantike me një aktor të famshëm.

Bëhet fjalë për Gerard Butler, me të cilin këngëtarja kosovare ka darkuar në një hotel me katër yje, e më pas, sipas një burimi të ‘Us Weekly’, çifti janë parë të përqafuar, e më pas kanë vazhduar në një dhomë të hotelit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gjithashtu, thuhet se Butler është ndarë nga e dashura e tij Megan Brown që një kohë të gjatë.

(Kosova Sot)

Grupi humoristik ‘Stupcat’ kanë goditur sërish për realitetin në Kosovë.

Ata kanë folur për gjendjen sociale në vend, e pakënaqësitë i kanë shprehur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Vedati ka publikuar një foto me Osmanin dhe Mensurin, përmes së cilës kanë folur për liberalizimin e vizave, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Deutschland Fuka Misini Fahrushi


Fuka: Babee kur po bohet Liberalizimi
Misini: evlad mu bo ska qare,po ku m*ti me shku me 150 euro rrogë”, ka shkruar Vedati në foton e postuar në Instagram. 

(Kosova Sot)

Dreni me ‘Super gocën’ (Foto)

Këngëtari Dren Abazi është shumë i pëlqyer nga publiku, Kosovë, Shqipëri e më gjerë.

Por, nuk flitet shumë për jetën private të tij.

Aktualisht Dreni po gjendet në Tiranë dhe ka publikuar një foto në përqafimin e një prezantuese shqiptare, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Me super gocën”, ka shkruar Dreni përbri fotos, ku kishte qen ënë një emision televiziv.

(Kosova Sot)

Ja gjysma e kujt është Elvana (Foto)

Këngëtarja Elvana Gjata po qëndron në Paris, ku dje ka efstuar ditëlindjen e saj të 29-të.

Atje, ajo po qëndron me mike të saj, të cilat e kanë uruar atë.

E mikja e saj jonida Vokshi, i ka bërë një përshkrim të veçantë fotos që ka publikuar me Elvanën në llogarinë e saj në Instagram.


: Disa gjera nuk ndryshojne kurre! Gjysma ime@elvanagjataaaa”, ka shkruar ajo përbri fotos ku shihet me Elvanën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kujtojmë që Elvana kohë më pare e ka paralajmëruar albumin, që do ta publikojë së shpejti.

(Kosova Sot)



Rita shfaqet seksi në të brendshme për ‘LOVE’ (Foto)

Ajo nuk është e huaj për një fotosesion seksi.

Dhe, Rita Ora e ka treguar edhe njëherë se di si të punojë kur është para një kamere, ku ka treguar linjat seksi për revistën ‘LOVE’, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Këngëtarja 25 vjeçare duket e mahnitshme teksa pozon në të brendshme, duke zbuluar format trupore joshëse.

Fotoja është e thjeshtë, bardhezi dhe me shkrimin ‘pin-up’ dhe ‘Love Cluc’.

Fotosesioni është realizuar në kuadër të revistës së famshme ‘LOVE’, për të cilën kanë pozuar emra të njohur si Kendall Jenner, Selena Gomez, Emily Ratajkowski, e të tjera.



(Kosova Sot)

Merita Spahiu feston ditëlindjen, ja si e uron Albatriti (Foto)

Këngëtarja e njohur Merita Spahiu feston sot ditëlindjen.

Për këtë ditë të veçantë, djali i saj Albatriti i ka bërë një urim special.

Ai ka publikuar një foto të nënës së tij në Instagram dhe e ka uruar me fjalët më të mira, transmeton gazeta Kosova Sot Online.


Sot ka ditelindjen dashuria e pare e jetes time e shtrenjeta ime NËNË qe e dua pafunddd ️ urime zemra jem edhe 100 tjera se bashku me te dashurit e tu ���� @meritaspahiuu”, shkruan ai.

Urime Meritës!

(Kosova Sot)


Yüklə 134,02 Kb.

Dostları ilə paylaş:




Verilənlər bazası müəlliflik hüququ ilə müdafiə olunur ©muhaz.org 2024
rəhbərliyinə müraciət

gir | qeydiyyatdan keç
    Ana səhifə


yükləyin